Kosova fiton nga Sllovakia
BKT
Sport

Kosova fiton nga Sllovakia

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mposhtur Sllovakinë në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

28-25 ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes së dytë të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. 

Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Sllovakisë me rezultat 33:23.

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fitoren me Sllovakinë, ndonëse ajo nuk ishte e mjaftueshme për avancim në kualifikime.

Sipas Qerimit, Kombëtarja është përmirësuar shumë në krahasim me ndeshjen në Sllovaki.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon kundër Britanisë së Madhe.