08:54 / 06.11.2023
Cimili-Gagica: Prishtina do të bëhet me sistemin e ujitjes ‘pik-pik’
A.B/RTKlive
Prishtina së shpejti do të bëhet me sistemin e ujitjes ‘pik-pik”, që do të mundësojë të kenë ujitje të hapësirave të gjelbra në mënyrë automatike.
Nora Cimili Gagica, kryeshefe e Ndërmarrjes Publike Lokale "Gjelbër", tha se kjo ndërmarrje e cila së fundi ka ndërruar emrin do të merret me projektet për gjelbërimin e mjedisit në kryeqytet.
Ajo bëri me dije se do të shtohen edhe më shumë ‘ishujt’ urban të gjelbër. ‘Jemi duke punuar në instalimin e sistemin e ujitjes ‘pik-pik në kryeqytet”, tha ajo për RTK.
Cimili Gagica bëri me dije se kanë 250 punëtorë që kujdesen për punët në Prishtinë. Një sfidë e madhe e ndërmarrjes është edhe makineria e vjetër.























