Specialja ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt
BKT
Gjykata Speciale

Specialja ia vazhdon paraburgimin Isni Kilajt

SH.Ç/RTKlive

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimt ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Në një dokument të publikuar nga Gjykata Speciale, thuhet se është aprovuar kërkesa e Dhomave të Specializuara për vazhdim të paraburgimit.

"Më 6 nëntor 2023, Gjykatësi i Vetëm i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, i cili mund të lexohet këtu, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme", thuhet në njoftimin e DHSK-së.

Vendimi i plotë:

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9811d0624&doc_type=stl_filing&lang=eng


MË SHUME NGA Gjykata Speciale