Kurti dhe Aliu promovojnë mospërdorimin e qeseve plastike
BKT
Foto: Elmina Osmani / RTK
Lajme

Kurti dhe Aliu promovojnë mospërdorimin e qeseve plastike

Elmina Osmani / RTK

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar disa dyqane në Prishtinë, me ç’rast kanë promovuar reduktimin e përdorimit të qeseve të plastikës. Kjo vizitë, është zhvilluar, në kuadër të fushatës “Thuaj jo qeseve të plastikës”.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për qytetarët që të marrin torba me vete, në mënyrë që të mos i përdorin këto qese që kontribuojnë në ndotje të ambientit. Pas kësaj vizite, Kurti ka njoftuar se qeset pa doreza janë falas, ndërsa të tjerat 5 centë, ku 2 centë do të shkojnë në buxhet të shtetit.

“Ne i falënderojmë shumë për bashkëpunimin pronarët dhe menaxherët e marketeve apo vetëshërbimeve siç iu kemi thënë kaherë që ta zbatojmë me përpikëri udhëzimin administrativ dhe i ftojmë qytetarët që kur të shkojnë të blejnë në vetëshërbim në markete t’i marrin torbat me vete. Vetëm këto qeset pa dorëza pa vegëza do të jenë falas dhe këto përdoren për fruta dhe perime, ndërkaq ato qeset prej 25 deri 50 mikronë do të kushtojnë 5 centë, 2 centë shkojnë në buxhet të shtetit. Por është mirë që aso të kemi sa më pak dhe torbat merrini me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime apo markete”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se meqenëse qeset në të kaluarën janë dhënë falas, numri i përdorimit të tyre ka qenë jashtëzakonisht i madh, aq sa që konsumatorët vetëm për një produkt i kanë marrë disa qese. Andaj edhe ndotja ka qenë më e madhe. 

Më tej, ai foli për llojin dhe rëndësinë e qeseve me trashësi më të madhe që mund të ripërdoren dhe për përdorimin e torbave.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme