Kupina i reagon Dedajt rreth deklaratës për presidenten Osmani
A.B/RTKlive
Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj një deklarate të Gjergj Dedaj dhënë sot para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, tha se Gjergj Dedaj paska zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra lidhur me Presidenten Osmani, duke e quajtur me të njëjtat fjalë sikurse Serbia.
“Presidentja Osmani nuk është "e ashtuquajtur", siç e cilëson Serbia dhe ti Gjergj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës. Ti e di këtë, por s'të pëlqen ky fakt. Prandaj sot e bëre atë që di më së miri: gënjeve”, ka shrkuar ai në Facebook’.
Sipas tij së pari, Presidentja Osmani nuk ka hequr Dedajn për ta emëruar bashkëshortin e saj.
“Të hoqën shkeljet e tua. Së dyti, bashkëshorti i saj as nuk ka qenë e as nuk është ambasador, ndaj ti jo që s'e di, por ama të pëlqen gënjeshtra si mjet viktimizimi. Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra!. Ne ende jemi në pritje të drejtësisë për kërcënimet me jetë që i ke bërë publikisht ndaj Presidentes dhe familjes së saj”, tha ai.























