Haradinaj: Liberalizimi i vizave, i rëndësishëm për Kosovën
BKT
Lajme

Haradinaj: Liberalizimi i vizave, i rëndësishëm për Kosovën

Visar Shatrolli/RTK

“Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve” është tryeza e radhës e organizuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kreu i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj në fjalën e tij tha se kjo e drejtë e mohuar e Kosovës më në fund u arrit dhe po ndodhë.

Sipas tij, liberalizimi i vizave përveç që është i rëndësishëm për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për BE-në.

Megjithatë i pari i AAK-së tha se Qeveria Kurti në vend që të marrë veprime konkrete për të rinjtë që do t’i shtynin që ata të rrinin në Kosovë, sipas tij, ai e ka bërë kundërtën.

Haradinaj më tej tha se Qeveria sikurse është duke punuar që t’i largojë të rinjtë nga vendi, duke thënë se Qeveria nuk ka investuar në rritjen e pagave dhe në investime kapitale si njëra nga shtyllat kryesore të shtetit.

Sipas tij,  për të qenë numri  më i vogël i atyre që dëshirojnë të shkojnë  jashtë vendit do duhej të ishte krijuar një shtab krize.

Ndryshe kjo është konferenca e tëtë që organizon Grupi Parlamerntar i AAK-së.


MË SHUME NGA Lajme