14:35 / 06.11.2023
Bislimi u takua me përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropian
RTKlive
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme disa përfaqësues të rrjetit të Ambasadorëve të rinj Evropian nga Kosova (YEA).
Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi ata për fushatën e Qeverisë për liberalizimin e vizave, e kontributin që ata mund të japin në informimin e komuniteteve të tyre, sipas edhe rolit që ata mbajnë si ambasadorë të rinj, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ai theksoi vëmendjen e veçantë të qeverisë ndaj të rinjve e politikat e ndjekura në këtë drejtim. Ai i falënderoi për takimin e bisedën e frytshme të zhvilluar.























