Kurti priti shefin e OSBE-së, diskutuan për sulmin terrorist të shtatorit
BKT
Lajme

Kurti priti shefin e OSBE-së, diskutuan për sulmin terrorist të shtatorit

RTKlive

Kryeministri Albin Kurti priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin biseduan për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë.

Në takim po ashtu u fol edhe për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë.

Ndërsa, angazhimi i qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë ishte temë tjetër  e diskutimit. Me këtë rast, kryeministri falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme