Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku merren në mbrojtje nga Policia e Kosovës
F.Sertolli / RTKlive
Liderët e dy partive opozitare, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së janë marrë nën mbrojtje nga Njësia për Mbrojtjen e Afërt të Policisë së Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar lajmin se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje liderin e kësaj partie.
"Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë", tha për RTKlive Valmir Klaiqi, drejtor i komunikimit në PDK.
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun.
Zëdhënësja politike e kësaj partie dhe anëtarja e kryesisë, Sibel Halimi ka konfirmuar një gjë të tillë për RTKlive.marrjen në mbrojtje të kreut të LDK-së.
“Po, lajmi është i vërtetë. Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktojeni Policinë e Kosovës”, ka thënë shkurt Halimi.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë marrë në mbrojtje dy liderët opozitarë, por nuk kanë dhënë detaje tjera.























