VIDEO|Gjergj Dedaj përfundon ditën e dytë të dëshmisë në Hagë
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 17:00) Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka përfunduar dytën e dytë të dëshmisë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Dedaj do ta vazhdojë dëshminë e tij edhe të mërkurën, kur pritet që t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes.
Pas përfundimit të pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuara kundërpyetjet për dëshmitarin Gjergj Dedaj i ka filluar mbrojtja.
LIVE|Dedaj: Nuk kemi qenë të arrestuar në Qirez
(E plotësuar, ora 11:00) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: urdhër mbi procedurat publike
( E plotësuar) Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues dha një urdhër gojor lidhur me mbajtjen e seancave publike në këtë çështje gjyqësore, me të cilin urdhëron palët të rishikojnë transkriptet e seancave private dhe të mbyllura brenda afateve të përcaktuara.
Si rregull i përgjithshëm, në çdo kërkesë për redaktim informacioni palët duhet gjithashtu të identifikojnë mjaftueshëm dëshmitarët e mbrojtur dhe informacionin konfidencial. Për këtë, ato duhet të mbajnë parasysh nevojën për të siguruar kryerjen e procesit në seanca publike sa më shumë që të jetë e mundur, por edhe mbrojtjen efektive të personave për të cilët janë miratuar masa mbrojtëse.
Trupi Gjykues paraqiti edhe një masë shtesë, e cila do të forcojë zbatimin e parimit të procesit publik: palët do të dorëzojnë versione të redaktuara publike të parashtrimeve në të njëjtën kohë me versionet konfidenciale, përveç në rast se ka arsye bindëse për të kundërtën.
Dëshmitari Gjergj Dedaj ka filluar dëshminë në Speciale. Ai ka thënë se UÇK-ja ka pasur plotësisht të drejtë të dyshojë në grupin nga Prishtina që kishte vizituar zonat e UÇK-së. Ai tha se qëllimi ishte për të parë terrorin serb që bënte në ato zona të Drenicës.
Dedaj theksoi se po të kishte mundësi UÇK-së, do t’i siguronte armë bërthamore. “Ne kemi pasur qëllim vizitën humanitare. Unë me pas mujt UÇK-së i kisha siguruar armë bërthamore, serbët kanë vrarë fëmijë, invalidë e popullatë”, tha ai.
Për Thaçin , ai tha se ka qenë shumë të interesuar i angazhuar të kryejë atë bisedime të ndaljes që ai e ka cilësuar të justifikueshme dhe të nevojshëm dhe më pas të kthehet në Prishtinë delegacioni.
Ai tha se nuk kenë qenë të arrestuar në Qirez nga askush. Sipas tij e vetmja gjë që i shqetësonte ishin sulmet qëi bënin forcat serbe.
LIVE|Dedaj fillon dëshminë në Speciale
(E plotësuar, ora 09:55) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjergj Dedaj ka filluar dëshminë në seancën publike.


Dedaj vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndryshe dje Gjergj Dedaj ka dhënë dëshminë për ngjarjen e vitit 1998 në Drenicë, raporron RTKlive.
Ai tha se nuk iu kujtohen ngjarjet, për të cilat kishte dhënë deklaratë më herët para hetuesve të ZPS-së.
Dëshmia e dëshmitarit Dedaj do të vazhdojë edhe sot ku pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria, ai do të merret në pyetje edhe nga pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin Thaçi dhe të tjerët.























