Pezullohet protesta e paralajmëruar nga njësitë elitare të policisë
BKT
Në Fokus

Pezullohet protesta e paralajmëruar nga njësitë elitare të policisë

SH.Ç/RTKlive

Është pezulluar, protesta e paralajmëruar për sot nga njësitë elitare e Policisë së Kosovës.

Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.08/L-166 për Tubime Publike, kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot nga ora 12:00, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar.

Pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar, thuhet në njoftimin e policisë.

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së,  gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-së së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, theksohet në njoftim.

Këto njësi kanë protestuar më 1 nëntor, me kërkesat që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.


MË SHUME NGA Në Fokus