Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e `Earthshot Prize`
BKT
Lajme

Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e `Earthshot Prize`

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  ka marrë pjesë në ceremoninë e "Earthshot Prize" në Singapor, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t`i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë.

E para e Republikës ka publikuar fotografi nga kjo ceremoni. Ajo ka thënë se së bashku mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri.

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t'i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme