Regjistrimi i popullsisë, ASK nis fushatën sensibilizuese
M.Sh/RTKlive
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar me fushatën për sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve që sjell Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
“Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet, takimet dhe diskutimet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohen të organizohen ngjarje publike në komuna, takime dhe diskutime në shkolla fillore dhe të mesme, universitete dhe kolegje publike e private”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Për bashkëpunimin e deritashëm, ky institucion falënderon komunat, universitetet, kolegjet, shkollat fillore dhe të mesme.
Kujtojmë se procesi i regjistrimit të popullsisë ishte parashikuar të filloj më 1 nëntor të këtij viti, por është shtyrë për më vonë në mungesë të tabletëve.























