Osmani takon kryeministrin e Singaporit, flasin për bashkëpunim ekonomik
BKT
Në Fokus

Osmani takon kryeministrin e Singaporit, flasin për bashkëpunim ekonomik

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, dhe themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka njoftuar se këto takime i ka zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Bloomberh New Economy Forum ku kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik.

“Në Bloomberg New Economy Forum, kisha mundësinë të takohem me Kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore.Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.


MË SHUME NGA Në Fokus