Santos: Ka kohë që nuk flasim me Ronaldon
BKT
Sport

Santos: Ka kohë që nuk flasim me Ronaldon

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish-trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka thënë se nuk ka folur me Ronaldon prej kohës së Botërorit "Qatar 2022". Hidhërimi kishte ndodhur pasi futbollisti i njohur kishte mbetur jashtë formacionit startues portugez kundër Zvicrës dhe Marokut. 

"Ne nuk flasim më me njëri-tjetrin dhe nuk kam dëgjuar më prej tij që kur u kthyem nga Katari. Ai kishte luajtur pak me Ten Hag në Manchester United dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë. Me stafin u përpoqëm ta rikuperonim këtë ritëm, para Botërorit dhe më pas në ndeshjet e para të grupit. Plus gjysma e dytë e vitit 2022 ishte e tmerrshme për të, mendërisht dhe fizikisht. Gjithçka nisi me fatkeqësinë që goditi familjen e tij me vdekjen e njërit prej dy djemve binjakë. Ai moment kishte ndikuar shumë tek ai. Gjendja e tij sportive ishte perfekte, por ai nuk kishte ritmin e ndeshjes. Kur atë mëngjes para ndeshjes i shpjegova se nuk do të luante dhe pse nuk do të luante, ai e keqkuptoi. E kuptoj reagimin e tij, sepse ai po kalonte një periudhë ankthi të madh dhe një shok i madh po e mbante jashtë”, ka thënë ish-trajneri portugez. “Për mua në çdo rast ai mbetet si një djalë ose një vëlla më i vogël. Ditën që të dojë të më telefonojë, unë do të jem atje. Kjo është e garantuar”.