19:15 / 08.11.2023
Elshani: Mbi 1000 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS
SH.Ç/RTKlive
Qytetarët serb në veri të vendit vazhdojnë t’i regjistrojnë automjetet me targa të Kosovës duke i hequr ato ilegalet. Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, mbi 1000 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar për RTK-në se deri më sot janë regjistruar mbi 1000 automjete. Sipas tij, interesimi për regjistrim të veturave është në rritje.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.























