Real Sociedad fiton bindshëm, Napoli barazon
Uran Krasniqi/RTKLive
Real Sociedad ka mposhtur Benfican në ndeshjen e sontme në Champions League, ndërsa Napoli ka barazuar me Union Berlin.
Në "Reale Arena" ndeshja është mbyllur 3-1 për skuadrën portugeze.
Merino (6'), Oyarzabal (11'), Barrenetxea (21')kanë shënuar për Sociedad. Golin e vetëm për portugezët e ka realizuar Silva (49').
Epërsia e spanjollëve do të ishte edhe më e madhe sikur VAR të mos e anulonte një gol të Meriono po edhe sikur Mendez të tregohej i saktë nga penalltia.
Pas kësaj fitore Sociedad kryeson tabelën e Grupit D me dhjetë pikë.
Ndërsa në "Diego Armando Maradona" Napoli dhe Union Berlin kanë ndarë pikët.
Politano ka shënuar për italianët në minutën e tridhjetë e nëntë.
Barazimi gjerman ka ardhur në pjesën e dytë, kur në minutën e pesëdhjetë e dytë ka realizuar Fofana.
Aktualisht Grupi C kryesohet nga Real Madrid.























