Raporti për Kosovën, Mulhaxha-Kollçaku: Në fusha specifike ka një progres
BKT
Lajme

Raporti për Kosovën, Mulhaxha-Kollçaku: Në fusha specifike ka një progres

E. Hoti / RTKlive

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha - Kollçaku në “Lajmet e fundit” në RTK, duke komentuar Raportin për Kosovën të KE-së të publikuar sot, ka theksuar se as ajo dhe askush tjetër nuk pret që Kosova ta marr një raport i cili do të jetë në formën më të mirë dhe me lëvdata.

“Ajo çfarë dëgjova edhe nga zëvendëskryeministri, raporti nuk është në tërësi me një progres shumë të limituar, por në fusha specifike ka një progres. Është shumë me rëndësi që në sundim të ligjit, në vendosjen e shtetit ligjor, eliminimin e korrupsionit që janë zotimet kryesore tona që të shënohet progres”, ka theksuar ajo

Sipas saj, ndër vite ka pasur progres edhe në qeveritë tjera, por që janë penguar nga mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni në nivele të lara.

Ajo ka folur edhe për aktivitetin e sotëm në Prishtinë ku është diskutuar për agjendën transformuese të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm me fokus në disa fusha.

“Në fakt agjenda i përbënë 17 objektiva, mirëpo Qeveria është përcaktuar këtë vit në katër prioritete. Është një agjendë e cila synon transformimin e arsimit, digjitalizimin, një tranzicion më  të shpejtë për energjinë ripërtrirëse dhe ajo që është moto kryesore mos ta lëmë askënd prapa, pra reduktimi i varfërisë dhe diskriminimit”, ka theksuar ajo.


MË SHUME NGA Lajme