Ngjarjet e datës 9 nëntor
RTKlive
Ngjarjet e datës 9 nëntor 2023
Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Në rend dite janë votimi i rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës; i rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Kosovo Challenge Fund (KCF) mban ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. (Hotel Emerald, salla Strauss, ora 11:00)
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mban konferencë për medie. (Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet debati me temën “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën”?. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku do të vizitojnë Ambulatën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh pas renovimit të tërësishëm që i është bërë objektit. (Ora 12:00)
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënon udhëtarin e 3-miliontë. (Aeroporti i Prishtinës, ora 15.30-16:30)























