20:54 / 09.11.2023
Mposhten Roma, Liverpool e Ajax
Uran Krasniqi/RTKLive
Slavia Prague ka dalur më e fortë se Roma në përballjen e sontme në Europa League.
Gjithashtu edhe Liverpool është mposhtur nga Toulouse.
As Ajax nuk ka kaluar më mirë në ndeshjen me Brighton.
Skuadra çeke ka fituar me rezultat 2-0 me golat e Jurecka (50') dhe Masopust (74').
Në ndeshjen ku "Reds" është mposhtur nga skuadra franceze janë shënuar gjithsejt pesë gola. Donnum (36'), Dallinga (58') Magri (76') kanë realizuar për Toulouse, kurse për Liverpool kanë shënuar Jr (74') autogol dhe Jota (89').
Me golat e Fati (15') dhe Adingra (53') Brighton ka fituar nga Ajax.
Numër i konsideruseshëm i ndeshjeve në Europa League dhe në Conference League zhvillohen sonte nga ora 21:00.























