23:02 / 09.11.2023
Atalanta fiton falë Gjimshitit
Uran Krasniqi/RTKLive
NJë gol i Berat Gjimshitit ka qenë vendimtar për fitoren e Atalantas kundër Sturm Graz.
Në ndeshjen e vlefshme për Europa League skuadra italiane ka fituar 1-0 kundër asaj austriake.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë kur reprezentuesi shqiptar ka realizuar gol, i cili pastaj është dashur të verifikohet nga VAR dhe që në fund është pranuar.
Skuadra e Gian Piero Gasperinit ka pasur mundësi ta shtojë epërsinë me Luis Muriel e Mario Pasalic, por nuk ka ndodhur.
Pas kësaj fitore Atalanta kryeson Grupin D, me gjasa reale për t'u kualifikuar në raundin tjetër të garës.
REZULTATET E NDESHJVE NGA EUROPA LEAGUE:























