Erik ten Hag beson se Rashford do ta marrë veten
BKT
Sport

Erik ten Hag beson se Rashford do ta marrë veten

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e ka pranuar se ai nuk është i kënaqur me formën aktuale të Marcus Rashford, por ai ende po beson tek reprezentuesi anglez. 

Rashford ka dështuar të shënojë në njëmbëdhjetë ndeshjet e tij të fundit për Manchester United. 

"Në këtë moment ai nuk është në formën më të mirë, por e di se do të kthehet. Ai është i vetëdijshëm për gjithçka kështu që mendoj se do të kthehet në rrugën e duhur. Këtë sezon ai do të përmirësohet dhe do të shënojë gola. Unë jam i sigurt për këtë", ka thënë trajneri holandez.