Kombëtarja e Izraelit zbret në Kosovë
Uran Krasniqi/RTKLive
Dy autobusë janë shoqëruar nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri tek një nga hotelët e kryeqytetit të premtën. Kanë qenë autobusët që kanë bartur futbollistët e Izraelit, të cilët kanë arritur në Prishtinë për t`u ndeshur me Kosovën në përballjen e vlefshme për Euro 2024.
Ndeshja Kosovë-Izrael ka qenë në orar për muajin e kaluar, por ishte shtyrë pas shpërthimit të konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit.
Gjatë ditës Federata e Futbollit e Izraelit kishte postuar një video ku dukeshin lojtarët të shqetësuar nga një sulm me raketa.
“Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, ka shkruar Federata.
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka ftuar për përkrahje te Kosovës në ndeshjen e të së dielës, por nuk ka dashur , siç e ka quajtur ai, kundërtifozëllëk për të tjerët, në rastin konkret për Izraelin.
Në Grupin I që aktualisht kryesohet nga Rumania, Izraeli gjendet në vendin e tretë e Kosova në vendin e katërt. Ndeshja e parë në izrael mes dy ekipeve ishte mbyllur me barazim 1-1.























