Ancelotti thotë se Arda Guler ka të drejtë të jetë i zemëruar
BKT
Sport

Ancelotti thotë se Arda Guler ka të drejtë të jetë i zemëruar

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka thënë se Arda Guler ka të drejtë të jetë i zemëruar.

I riu turk ende nuk ka debutuar me madrilenët për shkak të dy lëndimeve të njëpasnjëshme. Ai ishte transferuar tek Real Madrid gjatë kësaj vere nga klubi turk, Fenerbahce. 

“Është vetëm një moment dhe shpresoj që ai të rikuperohet pas pushimi. Ne kemi nevojë për qetësi, sepse për një lojtar të dëmtuar është gjithmonë e vështirë të rezistosh në këtë moment. Shokët e tjerë hyjnë dhe luajnë, por jo ju. Trishtimi dhe zemërimi i tij janë të kuptueshëm. Ne i japim të gjithë dashurinë e botës dhe... nuk jemi me nxitim", ka thënë Ancelotti. E ardhmja e tij është këtu dhe ai ka talent të jashtëzakonshëm”.