IKSHPK njofton për uljen e vlerës së manganit, uji sërish i papijshëm
M.P. / RTKlive
IKSHPK ka mbajtur konferencë për media, me ç’rast ka treguar se vlerat e shtuara të manganit në ujin e pijes nga Liqeni akumulues i Badovcit, kanë filluar të bien. Por pavarësisht kësaj, uji ende nuk është brenda vlerave standarde të parapara dhe si i tillë vazhdon të jetë i papijshëm.
Sikur keni parë nga njoftimet e djeshme të KRU Prishtina, sot kjo kompani do të bëjë shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnziohen nga Liqeni i Badovcit, pra nga zonat e prekura nga niveli i lartë i manganit, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit”, njofton IKSHPK.
Tutje ata kanë thënë se fenomeni i ngritjes së vlerave të manganit është normal përgjatë periudhës së ndërrimit të sezoneve.
“Gjithashtu, e njoftojmë popullatën se uji nga resurset e tjera: Liqeni i Batllavës-Fabrika e Ujit në Albanik(Shajkovc) si dhe Liqeni i Ujmanit nëpërmjet kanalit të Mihaliqit, gjegjësisht trajtimi në Fabrikën e Ujit në Shkabaj,) në regjionin e Prishtinës, i plotëson kriteret e parapara për pije dhe këtë e vërtetojmë me rezultatet laboratorike që kryhen në baza ditore dhe monitorimit si aktivitet themelor i Qendrës së ujit brenda IKSHPK-së”, thuhet në komunikatë.
Tutje IKSHPK ka listuar edhe zonat në të cilat nuk mund të pihet uji, e që janë pjesët e njëjta sikurse në njoftimin e kaluar.
“Zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga Fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat: Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha të tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha në Matiçan”, zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale) dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezërit Gërvalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat e tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala.”, njofton Instituti.























