UNDP-ja dhe Komuna e Prizrenit përzgjedhin fituesit e fushatës `E Du Pz`
M.P. / RTKlive
UNDP në Kosovë së bashku me Komunën e Prizrenit shënuan përfundimin e fushatës sensibilizuese “E Du Pz” në shtëpinë e Shani Efendisë.
“Fushata, me prani të gjerë në mediat sociale, tërhoqi rreth 70 pjesëmarrës aktivë me më shumë se 150 foto të dërguara për konkurim në Facebook dhe Instagram, veçanërisht brenda komunitetit lokal. Publiku mori pjesë aktive duke ndarë, ndjekur dhe kontribuar përmbajtjen, duke nxitur një ndjenjë të pronësisë dhe entuziazmit kolektiv. Fotografët vendas kontribuan me materiale që u bënë gurthemeli i përmbajtjes vizuale të fushatës, duke portretizuar një perspektivë të freskët dhe të gjallë të një qyteti të mbushur me histori të patreguara”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.
Nga të gjitha aplikimet që janë dorëzuar me hashtag #edupz janë përzgjedhur 12 fotot më të mira. Këto janë vlerësuar nga publiku të cilit iu kërkua të votonte për pesë ditë, e që u zgjodhën fitues Artan Misinin me Kalanë e Prizrenit, Furkan Drvenicën me Kroin e Shatërvanit dhe Shenad Kahramanin me Peisazhin e Prizrenit.
“Në të ardhmen, ‘E Du Prizrenin’ parasheh një bashkëpunim të vazhdueshëm për të shfrytëzuar potencialin e turizmit të trashëgimisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të punës në Prizren. Janë duke u zhvilluar plane për të zgjeruar platformën digjitale që potencialisht do të përfshinin informata mbi shërbimet e mikpritjes, kateringun dhe ngjarjet kulturore si për turistët ashtu edhe për banorët”, vazhdon komunikata.
























