Sveçla takon ministrin e Mbrojtjes të Turqisë,diskuton për sigurinë në vend
BKT
Lajme

Sveçla takon ministrin e Mbrojtjes të Turqisë,diskuton për sigurinë në vend

M.P. / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler.

“Gjatë këtij takimi shpreha falenderimin për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga shteti turk si dhe për mundësitë e shumta për bashkëpunim mes institucioneve”, njofton Sveçla.

Ai ka shkruar se sfidat e sigurisë kanë qenë pjesë e diskutimeve me ministrin turk.

“Disktuam për situatatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballemi. Potencova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të garantuar rend dhe siguri si dhe rëndësinë e përkrahjes së partnerëve tanë në këtë aspekt”, ka shkruar Sveçla.


MË SHUME NGA Lajme