13:34 / 11.11.2023
Burim Ramadani paralajmëron publikimin e draftstatutit të Asociacionit
M.P. / RTKlive
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka paralajmëruar publikimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ramadani i cili ka qenë edhe zyrtar i AAK-së, ka theksuar se ky këtë ekzlutivitet do ta shpalosë në kanalin e tij në Youtube dhe në uebfaqen e tij personale.
“Jam i sigurt që do të jetë temë për diskutim për një kohë të gjatë. Në fakt po diskutohet edhe tash, por në ajër”, ka thënë ai duke paralajmëruar publikimin e këtij dokumenti.























