U mbajt ceremoni përkujtimore për armëpushimin e Luftës së Parë Botërore
M.P. / RTKlive
Sot është organizuar ceremonia përkujtimore për armëpushimin i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore. Ambasada e Francës dhe e Gjermanisë, këtë ditë tashmë të shndërruar në traditë në Kosovë, e cilësuan si shenjë të pajtimit e miqësisë.
“11 Nëntori është Dita jonë e Veteranëve. Në Kosovë është bërë traditë ta festojmë me miqtë tanë gjerman si shenjë e qartë e pajtimit dhe miqësisë. I bëra nderime 18 ushtarëve francez që humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR për të mbrojtur të gjitha komunitetet”, ka shkruar në X ambasadori francez, Olivier Guerot.
Kjo ceremoni nderon të gjithë ata që kanë rënë për Francën dhe Gjermaninë në konfliktet e kaluara dhe aktuale dhe shërben si një rikujtim i vazhdueshëm për vuajtjet e të gjithë njerëzve të prekur nga mizoritë e luftës.























