20:19 / 11.11.2023
Sonte shpallet fituesi i festivalit të kantautorëve të rinj, ‘Teen Fest’
M.P. RTKlive
Sonte është nata finale e festivalit të kantautorëve të rinj, “Teen Fest”.
Për herë të katërt me radhë në qytetin e Gjilanit, festivali shërben si mundësi e promovimit të artistëve të rinj në pjesën e këndimit dhe teksteve muzikore.
Finalistët të cilët prezantohen sonte janë Olta Selimi, Urata Gashi, Agnesa Sejdiu, Viola Pira, Vjollcë Osmani, Diellza Rexhepi, Altina Halimi, Angelina Nienhuis, Emda Rexhepi, Glejvis Lleshaj dhe Blerona Rexhepi.
Radio Televizioni i Kosovës është sponsori medial i këtij edicioni.























