Molliqaj për draftstatutin e publikuar nga Ramadani: I frikshëm
B. H. | RTKlive
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka komentuar draftstautin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin dje e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së dhe ish-zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani.
Molliqaj e ka vlerësuar këtë draft si “të frikshëm”, teksa ka thënë se sipas shumë burimeve ky version i publikuar nga Ramadani është drafti i cili iu ka prezantuar palëve nga emisarët perëndimor.
“E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve. Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnjë asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.























