Dardanët mposhtin Izraelin në “Fadil Vokrri”, prekin fitoren e dytë
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mposhtur Izraelin, me rezultat 1-0, të dielën në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.
Përballja mes Dardanëve dhe izraelitëve, është luajtur në një terren të vështirë dhe në pranin e rreth 5 mijë tifozëve.
Kombëtarja jonë bëri ndeshje mjaft të mirë, ndonëse me disa mungesa të disa lojtarëve tonë për shkak të angazhimeve të tyre me klubet përkatëse.
Futbollistët e Kombëtares sonë në pjesën e parë, kishin iniciative në terren, e kërkuan më shumë golin të cilin e gjetën përmes Milot Rashicës në minutën e 41-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesëlojën e dytë, Kombëtarja jonë u shfaq disa herë e rrezikshme, duke krijuar disa raste të mira përmes Vedat Muriqit, Milot Rashicës dhe Krasniqit, por që në momentet vendimtare nuk u treguan të sakta në rastet e krijuara.
Edhe skuadra mike më të gjitha forcat e kërkoi rrugën e golit, megjithatë, mbrojtja jonë assesi nuk u thye.
Përfundimisht Kosova mund Izraelin me rezultat 1-0, dhe kjo është fitorja e dytë e Kombëtares sonë në këtë cikël të garave.
Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.
Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.
Rashica ‘ngrin’ Izraelin
(E plotësuar) Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Izraelit prej 1-0.
Dardanët dhe izraelitët po luajnë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Është Milot Rashica, i cili në minutën e 41-të shënon gol për të kaluar Kosovën në epërsi në duel me Izraelin.

Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.
Fillon ndeshja Kosova-Izraeli, Dardanët kërkojnë fitore
(E plotësuar) Ka startuar ndeshjes ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit.
Dardanët dhe izraelitët po luajnë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.
Pavarësisht mungesave të rëndësishme për këtë ndeshje, megjithatë, tek Kombëtarja jonë janë optimistë se para tifozëve të tyre do të jenë në gjendje të realizojnë fitoren e radhës në këtë cikël kualifikues.
Përzgjedhësi Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë shprehur optimistë për rezultat pozitiv.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1.
Ndeshjen Kosova-Izraeli mund ta ndiqni në RTK-Radio.
Futbollistët e Kosovës dhe Izraelit shkelin "tapetin" ‘Fadil Vokrri”
(E plotësuar) Tashmë futbollistët e Kosovës dhe Izraelit, kanë shkelur "tapetin" ‘Fadil Vokrri’ për të bërë nxemjen e zakonshme për ndeshjes.
Dardanët dhe izraelitët do të përballen në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.
Pavarësisht mungesave të rëndësishme për këtë ndeshje, megjithatë, tek Kombëtarja jonë janë optimistë se para tifozëve të tyre do të jenë në gjendje të realizojnë fitoren e radhës në këtë cikël kualifikues.
Ndeshja Kosova-Izraeli starton në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK-Radio.
Kombëtarja e Izraelit nën masa të rrepta sigurie arrin në “Fadil Vokrri"
(E plotësuar) Kombëtarja e Izraelit tashmë ka arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova dhe Izraeli do të ndeshen sonte në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Ekipi izraelit ka mbërritur tashmë në stadium, nën masa të rrepta sigurie. Izraelitët u panë nën përcjellje të Njësisë Speciale të Kosovës.
Ndeshja Kosova-Izraeli nis në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK-Radio.
Kosova-Izraeli, formacionet zyrtare, live në Radio Kosova
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Izraelin në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.
Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.
Pavarësisht mungesave të rëndësishme për këtë ndeshje, megjithatë, tek Kombëtarja jonë janë optimistë se para tifozëve të tyre do të jenë në gjendje të realizojnë fitoren e radhës në këtë cikël kualifikues.
Përzgjedhësi Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë shprehur optimistë për rezultat pozitiv.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1. Ndeshja Kosovë-Izrael nis në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK-Radio.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy kombëtareve:
Kosova: Muric, Aliti, Kastrati, Krasniqi, Rashica, Muslija, Muriqi, Dellova, Zybaj, Loshaj, B.Berisha.
Izraeli: Glazer, Dasa, Goldberg, M.Vitor, Lavi, Zahavi, Peretz, Jehezkel, Revivo, Gloukh, Kinda.























