Aprovimi i intonimit të himnit maqedonas në shkolla, polemika për ndasi
Besnik Iseni
Kërkesa e liderit të opozitës maqedonase,Hristijan Mickoski ,drejtuar Qeverisë, që t`i obligojë shkollat që çdo të hëne të intonojnë himnin shtetëror, ka nxitur reagime në Maqedoninë e Veriut.
Nga Komuna e Tetovës thonë se nëse ndodh kjo ,do të kërkojnë që edhe himni shqiptar të intonohet nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe.
"Nëse do të sillet ndonjë vendim për t’u intonuar himni i shtetit, sigurisht duhet të respektohet edhe vullneti i qytetatëve shqiptar duke u intonu himni jonë kombëtar", ka deklaruar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami
Ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri tha se për kërkesa të këtilla duhet pyetur nxënësit dhe këshilli i shkollave.
“Nuk ka të bëj me kundërshtim të njërit himn aspak, dhe unë i them edhe kryetarti sepse nëse prêt që nga ana e ministrisë të marrë përgjigje negative për atë gjë nuk mund të ia arrijë atij qëllimi, por t’i drejtohet institucioneve arsimore, t’i dëgjojë prindërit, këshillat e shkollave dhe të marrë përgjigje”, ka thënë Shaqiri.
Nga ana tjetër ,punonjësit e arsimit vlerësojnë se ,intonimi i himnit shtetëror nëpër shkolla,do të krijojë ndasi etnike mes nxënësve.
“Himni asesi nuk duhet të përdoret për qëllime politike. Një propozim i tillë është propozim politik. Gjithmon bëhet diçka që të arrij të nxisë një pjesë të popullatës e cila do të sjellë efekte, por nuk e kupton se në aspektin tjetër ka kundër efekte", është shprehur arsimtari Satki Ismaili
Himni shtetëror i Maqedonisë së Veriut nuk reflekton realitetin multetnik të këtij vendi. Teksti i tij flet për luftën e maqedonasve për liri e të drejat e tyre dhe përmend heronjt si Dolcev, Sandanski e Gruev.























