Thyejnë rregullat për hyrje në stadium, shoqërohen në polici dy meshkuj
M.P. / RTKlive
Dy meshkuj janë shoqëruar në stacion policor nga stadium “Fadil Vokrri” ku po zhvillohet ndeshja Kosovë – Izrael.
Arsyeja e arrestimit të tyre ndërlidhet me shkelje të procedurave të rregullave për hyrje në stadium, ka konfirmuar Baki Kelani për RTKlive
“Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit. Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Kelani.
Ndeshja Kosovë – Izrael është duke u ndjekur me vëmendje të lartë si dhe nën rregulla strikte të sigurisë.























