Në Speciale po dëshmon Sadik Halitjaha
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 15:33) Po vazhdon dëshminë Sadik Halitjaha në gjykimin e ish-krerëve të UÇK.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes prokurorit, James Pace tha se dëshmitari Sadik Halitjaha do të japë informacione lidhur me vartës të ndryshëm të UÇK-së, si dhe do të flasë për njohuritë e tij për krimet e pretenduara.
(Përditësuar) Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar që të dëshmoj dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ish-zv.komandantë i Zonën Operative të Pashtrikut, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit, James Pace. ZPS ka paraparë 2 orë që ta marrë në pyetje këtë dëshmitarë, ndërsa ekipet mbrojtëse kanë paraparë rreth 14 orë e gjysmë.
Para fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 36-të, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III urdhëroi që disa dokumente të riklasifikohen si konfidenciale. Po ashtu, edhe disa dokumente u pranuan si prova materiale.
Dëshmitari i 35-të thotë se nuk është i sigurt nëse e ka rrëmbyer UÇK-ja
Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari i 35-të ka thënë që nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë. “A me ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt. Dikush me ka rrëmbye, por se di kush”, ka deklaruar dëshmitari.
Dëshmitari i 35-të dëshmon në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dëshmitari i 35-të po e vazhdon dëshminë e tij në rastin ku ish-krerwve të UÇK-së. Në fillim të seancës mbrojtësi i Rexhep Selimit, Goeffry Roberts, ka kërkuar mbylljen e seancës, gjë që e pranoi gjykata pa u përmendur ndonjë arsye. Edhe në seancën e mbajtur të enjten ky dëshmitar i mbrojtur ka dëshmuar kryesisht në seancë të mbyllur.
Prokurorja Lies van Welde në përmbledhjen për këtë dëshmitar ka theksuar se ai kishte dëshmuar në prokurori paraprakisht për ndalim e keqtrajtim.
“Dëshmitari 0444 u arrestua nga 8 ose 9 pjesëtarë të armatosur të UÇK-së, shumica kishin maska, e vendosën në një automjet me duart e lidhura prapa (në shpinë) dhe me maskë në kokë. Në automjet e morën edhe një të arrestuar tjetër. Të dy këta persona i çuan në një dhomë dhe u mbajtën të ndaluar së bashku dëshmitari me numër 0444 u rrah kaq shumë saqë nuk merrte dot frymë, ra në tokë dhe humbi ndjenjat. Dëshmitarit nuk iu dha asnjë arsye për arrestimin e tij apo për ndalimin e tij. Pas katër ditësh dëshmitari 444 u lirua nga rojet e burgut me uniforma të zeza, derisa të ndaluarit e tjerë mbetën në dhomë. Pas lirimit iu desh të merrte trajtim mjekësor dhe medikamente për dhimbjet që ja kishte shkaktuar rrahja”, ka theksuar Welde derisa lexonte përmbledhjen për këtë dëshmitar.
Dëshmitari ka deklaruar se pjesëtarët e UÇK-së e kishin hipur në veturë dhe ja kishin lidhur duart.
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e pyeti dëshmitarin lidhur me kontradiktat në deklaratat e tij lidhur me kohëzgjatjen e keqtrajtimit gjatë ndalimit të tij.
“Pra nuk keni ide se sa kohë ka zgjatur rrahja apo se sa e ashpër ka qenë”, pyeti Roberts. E dëshmitari iu përgjigj se nuk kishte se si ta dinte këtë. “Nuk kam pasur orë ta mati sesa më kanë rrahur. Pesë minuta apo ka mundur të jetë një orë, ku ta di unë? Orë s’kam pasur", ka theksuar dëshmitari.
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë sot në orën 09:45 të mëngjesit ku edhe pritet të vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë.
Ndryshe dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, është dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
Sot pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur W04444.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë janë paraparë të mbahen katër seanca, raporton RTKlive.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.























