Ahmetxhekaj: Jetike të kuptohet roli që media publike ka në shoqëri
BKT
Lajme

Ahmetxhekaj: Jetike të kuptohet roli që media publike ka në shoqëri

RTSH

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj në një intervistë për RTSH, u shpreh se është jetike që të kuptohet roli që një media publike ka në secilën shoqëri, duke luftuar informacionet e rreme dhe duke ofruar e prodhuar programe artistike.

Vizioni i tij, është transformimi i RTK-së, duke e pasuruar me programe edukative, arsimore, informative. “Të transformojmë RTK-në, duke e pasuruar me programe edukative, arsimore, informative. Për këtë kemi nevojë për Kuvendin për buxhetin, i cili aktualisht është shumë i vogël, minus 50%.

RTK meriton të financohet sipas ligjit për të sjellë programe më kualitative. Është jetike të kuptohet roli që një media publike ka në shoqëri, të luftojë informaiconete  rreme, të prodhojmë programe artistike”, tha ai.

Pyetur se cilin prej programeve ka më të preferuar, Ahmetxhekaj veçoi dokumentarët. “Më pëlqejnë shumë dokumentarët që realizohen në RTK, janë shumë profesionalë dhe e shoh me shumë ëndje. Pjesa tjetër, argëtuese është në nivelin që synoj ta shoh”, tha ai.

Ndërsa lidhur me projektet e përbashkëta me RTSH-në, Ahmetxhekaj bëri me dije se në 2024, do të realizohet një koncert gala.


MË SHUME NGA Lajme