Fabregas gjen punë si trajner te Como
BKT
Sport

Fabregas gjen punë si trajner te Como

Uran Krasniqi / RTKLive

Ish-mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas do ta marrë drejtimin e përkohshëm te Como pas largimit të Moreno Longo, ka njoftuar të hënën klubi italian i Serie B.

Ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseas, i cili si futbollist doli në pension në korrik, pritet të debutojë si trajner në ndeshje me skuadrën Feralpisalo më 25 nëntor. 

Aktualisht Como gjendet në vendin e gjashtë në renditjen tabelare të Serie B. 

Fabregas sezonin e kaluar kishte luajtuar shtatëmbëdhjetë ndeshje në kategorinë e dytë të Italisë pikërisht me Como.