Për herë të 9-të, KDI organizon fotogarën për korrupsion
Sh.G / RTKlive
Është viti i 9-të e radhë që KDI organizon fotogarën për korrupsionin, nëpërmjet të cilës qytetarët mund t’i raportojnë parregullsitë nëpër institucione dhe në mjedis, jo me fjalë por me fortografi.
Për të treguar më shumë rreth këtij organizimi të kësaj foto garë të organizuar nga KDI në InfioPlus ishte e ftuar Albesa Humolli – KDI e cila u shpreh se nëpërmjet këtij organizimi po bëjnë përpjeke t’u japim qytetarëve një hapësirë, “që nëpërmjet fotografisë ata të raportojnë korrupsionin në mënyrë shumë të thjeshtë”.
“Është viti i 9 që ne po mundohem t’u japim qytetarëve një hapësirë që nëpërmjet fotografisë ata të raportojnë korrupsionin dhe njëkohësisht t’i bashkohen përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar korrupsionin”, deklaroi Humolli.
do herë gara ka qenë e hapur dhe qytetarët, sipas saj, janë të lirë të dërgojnë çdo foto për çdo parregullsi që ata e shohin dhe arrin ta fotografojnë.
“Këtë vit kemi vendosur që ta lidhim mjedisin me korrupsion pra të tregojmë ndikimin e korrupsionit në mjedis. Pra krejt çka duhet qytetarët të bëjnë është të dërgojnë deri në tri fotografi në emalin zyrtarë të këtij KDI-së: [email protected]. Dhe në këtë formë, qytetarët tregojnë dhe bashkëpunojnë me ne për gjëra siç janë; prerja e pyjeve, ndotja e tokës, ndonjë deponi e mbeturinave etj”, tha ajo.























