15:58 / 14.11.2023
Aleksandra Zdravkoviq emërohet U.D e drejtorit në RTK TV2
RTKlive
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka aprovuar kërkesën e drejtorit të përgjithshëm, që në RTK TV2 të emërohet ushtruese detyrës gazetarja Aleksandra Zdravkoviq. Emërimi i saj ka ardhur pas dështimit të konkursit të mëhershëm për drejtor të RTK2, që emeton program në gjuhen serbe.
Gazetarja Aleksandra Zdravkoviq, e cila është e angazhuar në RTK TV2 që nga viti 2018 jeton në Llapnasellë të Graçanicës. Ajo ka lindur në vitin 1991, ka diplomuar në Shkenca Politike, derisa profesion i saj është gazetaria.
Në mungesë të redaktorëve, Zdravkoviq ka marr përgjegjësi editoriale në RTK TV2. Ajo do të ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e drejtorit të ri me mandat të plotë.























