Diskutojnë për ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare në Kroaci
BKT
Lajme

Diskutojnë për ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare në Kroaci

A.B/RTKlive

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë, Esad Çollaku, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, dhe Atasheun e mbrojtjes nënkolonel Shpend Zogaj.

Me këtë rast, kyetari Çollaku morri urime për mandatin e tij të tretë si kryetar i Unionit Shqiptar nga të dyja palët dhe bashkë diskutuan për vazhdimin e aktiviteteve të përbashkëta për ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare në Kroaci, si dhe ngritjen e Komunitetit Shqiptar në Kroaci në të gjitha aspektet.

“Kryetari Çollaku pati kënaqësi të veçantë që u takua sërish me një kolegë të luftës dhe me pjesëtarin e UÇK-së, kësaj radhe të dërguarin e Kosovës si atashe i mbrojtjes në Kroaci Zogaj, ku u fol edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës në Luftën e UÇK-së”, njofton Unioni i Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë.

May be an image of 3 people


MË SHUME NGA Lajme