Haxhiu e Zogaj diskutojnë për të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian
BKT
Lajme

Haxhiu e Zogaj diskutojnë për të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian

V.Th. RTKlive

Ministrja e Drejtësisë Albuelna Haxhiu ka zhvilluar takim me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë që në këtë takim u diskutua për Raportin për vendin, zhvillimet në raport me zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, administratën e sistemit të drejtësisë, planet për funksionalizimin e Gjykatës Administrative si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të fushatës globale “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.


MË SHUME NGA Lajme