Gjermania i dhuron FSK-së dy kamionë në vlerë prej 500 mijë eurove
BKT
Lajme

Gjermania i dhuron FSK-së dy kamionë në vlerë prej 500 mijë eurove

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde, kanë pranuar si donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme, në vlerë prej 500 mijë eurove.

Sipas tij, deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrijë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë eurove.

“Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamion për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrijë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro”,ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka theksuar se Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Shprehim mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës”, ka shkruar tutje Maqedonci.


MË SHUME NGA Lajme