Kurti takon ish-deputetin Genci Nimanbegu, temë edhe situata në rajon
BKT
Lajme

Kurti takon ish-deputetin Genci Nimanbegu, temë edhe situata në rajon

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon.

“Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes. U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor”, thuhet në njoftimin zyrës për informim të Kryeministrit.


MË SHUME NGA Lajme