08:39 / 16.11.2023
Në burgun e Dubravës janë gjetur substanca narkotike
SH.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Policia thekson se nga zyrtaret e burgut, është raportuar se gjatë bastisjes në pavijonin 5 dhe 6 janë gjetur dy qese me substancë narkotike me peshë prej 3 gram.
Gjithashtu në të njëjtën ditë nga zyrtaret e burgut, është raportuar se edhe në korridorin e burgut është gjetur substancë narkotike me peshë prej 3 gram. Për rastet është njoftuar prokurori.























