08:41 / 16.11.2023
Prezantohen rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së, tre të arrestuar në Prizren
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dje tre persona në fshatin Novakë të Prizrenit.
Sipas Policisë të dyshuarit ishin prezantuar rrejshëm si pjesëtar të Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së”, njofton Policia e Kosovës .
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.























