Tahiri: Qeveria e ka kthyer buxhetin në skema sociale
BKT
Lajme

Tahiri: Qeveria e ka kthyer buxhetin në skema sociale

M.Sh/RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me dokumentin për buxhetin e shtetit, qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë.

Tahiri ka thënë se qeveria e Kosovës buxhetin e shtetit e ka kthyer në skema sociale.

"Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarve në institucione shtetërore, por duke e ndarë paranë publike për qëllime elektorale...", ka thënë ndër të tjera Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme