Krasniqi takon Varhelyin, kërkon që Kosova mos të mbetet mbrapa në integrim
BKT
Lajme

Krasniqi takon Varhelyin, kërkon që Kosova mos të mbetet mbrapa në integrim

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Në këtë takim Krasniqi ka kërkuar nga komisioneri i BE-së, që Kosova të mos mbetet mbrapa në procesin integrues.

“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, deklaroi kryetari i PDK-së.


MË SHUME NGA Lajme