Gripi i shpezëve ‘Avian Influenza’, konfirmohet rasti i parë në Kosovë
BKT
Lajme

Gripi i shpezëve ‘Avian Influenza’, konfirmohet rasti i parë në Kosovë

M.Sh/RTKlive

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se në fshatin Godanc të Shtimes është konfirmuar prezenca e gripit të shpezëve “Avian Influenza”, sëmundje kjo e përhapur edhe në disa vende të Evropës. Rasti i parë për këtë vit, sipas AUV-së është konfirmuar në një fermë private jo komerciale me pula të oborrit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nxjerrë ‘’Vendim’’për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve - Avian influenza. Zona në perimetër 3 km nga ferma në Fshatin Godancë komuna Shtime, shpallet zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpezëve, ndërsa zona në perimetër 10 km shpallet zonë nën mbikëqyrje për hulumtim”, thuhet në njoftim.

AUV menjëherë ka ndërmarrë masat ekzekutive për parandalim të përhapjes, thuhet në njoftim.

“Është bërë asgjësimi i pulave dhe shpezëve tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave rreth fermës. Ferma është ekonomi familjare (pula të oborrit), derisa jemi në kontakte me praktikat veterinare, shoqatën fermerëve shpezëtar si dhe është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të  biosigurisë në ferma”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Ky institucion thotë se nuk ka ndonjë rast tjetër të dyshimtë, edhe pse rasti në Godanc është vetëm një fermë e prekur.

“Sëmundja është prezentë në shumicën e vendeve të BE-së dhe rajon. Në linjë me autoritete e vendeve tjera AUV vendosë masat për parandalim të përhapjes sipas praktikave profesionale ndërkombëtare. Nuk ka asnjë ndalesë sa u përket produkteve të shpezëve”, konfirmon AUV në njoftimin e sotëm.


MË SHUME NGA Lajme