Kurti: Ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës, as nuk do të ketë
BKT
Lajme

Kurti: Ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës, as nuk do të ketë

V.Th. RTKlive

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet projekt-buxheti foli edhe për kritikat e opozitës për largimin e qytetarëve nga Kosova.

Kurti tha se ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do te ketë as pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen.

 “Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat kur kemi qenë të okupuar për azil politik ose azil ekonomik”.

Ai tha se shkuarja e qytetarëve në vendet evropiane e ndihmon komunitetin e biznesit dhe studentët.


MË SHUME NGA Lajme