16:40 / 16.11.2023
Macron: Nuk kam frikë se mund të ketë sërish konflikt në Kosovë
RTK
Për Kosovën dhe dialogun me Serbinë, foli sot edhe presidenti i Francës Emanuel Macron, gjatë një takimi me studentët e Universitetit të Lozanës në Zvicër.
Ai u pyet nga publiku për situatën aktuale në Ballkan. Në këtë rast, Macron tha se tensionet tani janë qetësuar paksa. Presidenti francez shpreson se drejtuesit e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në shtensionimin e situatës dhe arritjen e një marrëveshjeje mes dy shteteve.























